Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

KQZ njofton për afatin për akreditim të vëzhguesve, OJQ-ve, medieve për zgjedhjet në veri

Gazeta10
28 March 2023 - 15:15

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton subjektet politike, OJQ-të, organizatat qeveritare dhe ndërqeveritare, organizatat ndërkombëtare të specializuara të cilat merren me zgjedhjet dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mediat si dhe përfaqësuesit e vendeve të huaja, se është duke vazhduar afati për dorëzimin e kërkesës për t’u akredituar për vëzhgimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan dhe zgjedhjeve të parakohshme për kuvendet komunale: Zveçan dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 23 prill 2023.

Dorëzimi i kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të subjekteve politike të certifikuara do të përfundojë më 17 prill 2023.

Të gjitha detajet për periudhën e aplikimit për akreditim janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org (Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për OJQ dhe Media > Akreditimi i Vëzhguesve të OJQ-ve / Akreditimi i Vëzhguesve të Mediave) apo në vegzën direkte: https://kqz-ks.org/sherbime-per-subjektet-politike/akreditimi-i-vezhguesve-te-subjekteve-politike/   

Dorëzimi i kërkesës për akreditimin e vëzhguesve të OJQ-ve vendore e ndërkombëtare, përfaqësuesit e vendeve të huaja dhe mediave do të përfundojë më 18 prill 2023;

Të gjitha detajet për periudhën e aplikimit për akreditim janë publikuar në ueb faqen e KQZ-së www.kqz-ks.org (Shërbimet e KQZ-së > Shërbimet për OJQ dhe Media > Akreditimi i Vëzhguesve të OJQ-ve / Akreditimi i Vëzhguesve të Subjekteve Politike) apo në vegzën direkte: https://kqz-ks.org/sherbime-per-ojq-dhe-medie/ 

Vetëm vëzhguesit e akredituar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund t’i vëzhgojnë këto zgjedhje./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
01 June 2026
Uncategorized
31 May 2026
Lajme
29 May 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.