Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

KQZ sqaron detyrat e vëzhguesve në procesin zgjedhor

Gazeta10
31 May 2026 - 11:36

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka theksuar rëndësinë e rolit të vëzhguesve në procesin zgjedhor, duke thënë se ata kontribuojnë drejtpërdrejt në transparencën, integritetin dhe besueshmërinë e zgjedhjeve.

Në një njoftim publik, KQZ ka bërë të ditur se vëzhguesit e akredituar kanë detyrë të monitorojnë procesin zgjedhor në përputhje me rregullat dhe ligjin në fuqi, duke siguruar që çdo fazë e procesit të zhvillohet në mënyrë të rregullt.

Sipas rregullave të KQZ-së, vëzhguesit duhet të respektojnë distancën e përcaktuar nga tavolinat e punës, të mos ndërhyjnë në proces dhe të mos kenë kontakt fizik me materialet zgjedhore.

Gjithashtu, theksohet se vëzhguesit janë të obliguar të respektojnë udhëzimet dhe rregulloret zgjedhore, ndërsa shkelja e tyre mund të çojë deri në anulimin e akreditimit.

KQZ nënvizon se prania e vëzhguesve dhe mediave të akredituara është element kyç për garantimin e një procesi zgjedhor të hapur dhe të besueshëm.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.