
Profesori nga Parisi, Nezir Kraki në një lidhje të drejtpërdrejt në edicionin special të Kanal10 ka komentuar zgjedhjen për president të Donald Trump.
Ai ka thënë se edhe pas fitores së Trump-it, lufta nuk përfundon pa humb Ukraina, raporton Gazeta10.
“Pas 20 ose 30 viteve bota pa Amerikën prezent, rikonfigurohet natyrshëm me apo pa dashjen e Amerikës, nuk mundet Amerika me qenë superfuqi nëse nuk është jashtë, sepse Amerika tani i ka 220 ushtarë jashtë saj, dhe nuk përfundon lufta në Ukrainë pa humb Ukraina, nuk ka gjasa me përfundu, nëse Trump-i pranon me humb Ukraina atëherë në rregull jemi”, tha ai në Kanal10./Gazeta10