Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Kraki: Në pushtet kanë qenë ata që Kurti thotë “ish, ish, ish”, ata që kanë shku e s’kthehen!

Gazeta10
01 February 2025 - 21:26

Kandidati për deputet nga Guxo në Listën e Vetëvendosjes, Nezir Kraki ka deklaruar se qeveria Kurti i ka plotësuar disa kushte shtesë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Teksa ka folur për liberalizimin e vizave, Kraki nuk ka lënë pa hedhur “kunja” ndaj opozitës.

“Në 2018 Komisioni Evropian ka rekomandu heqjen e vizave për Kosovën. Në pushtet kanë qenë ata që thotë kryeministri Kurti ish-ish-ish, ata që kanë shku e s’kthehen”, ka thënë Kraki.

Ndaj një opinioni të tillë ka reaguar Pantina.

“Në vitin 2018 ka qenë dikush tjetër në pushtet dhe jo Kurti. Kriteret janë plotësuar më herët”, ka reaguar Pantina.  /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.