Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Kransiqi i PDK-së për Trimin me parulla: Krenar me aktivizmin e tij

Gazeta10
10 February 2023 - 15:58

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shkruar në lidhje me ativitetin që po bën Kryetari i Rinisë së PDK-së, Trim Syla, raporton Gazeta10.

Ai përmes një postimi në facebook, ka thënë se Trimi përmes parullave që ka pasur çdo ditë, i ka dhënë zë thirrjeve për shkarkimin e ambasadorit Martin Berishaj.

Krasniqi në postim ka bashkangjitur disa fotografi ku shihet Syla me parulla të ndryshme e me shkrime të ndryshme, duke thënë se është krenar me aktivizmin e tij.

“Trimi, përmes parullave të përditshme, u ka dhënë za thirrjeve për shkarkimin dhe sjelljen para drejtësisë të ambasadorit të çnderuar, Martin Berishaj. Krenar me aktivizmin e tij. #TiKiZa”, ka shkruar Krasniqi./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.