Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Krasniqi: Çka kanë këta me mësuesit e Kosovës?

Gazeta10
07 October 2022 - 14:04

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasnqi, ka thënë pyetur se çfarë ka qeveria me mësuesit e Kosovës, raporton Gazeta10.

Krasniqi ka thënë se nuk po mundet ta kuptojë se kujt ia kanë marrë inati kaq shumë ministri dhe kryeministri.

“Unë nuk po muj me kuptu çka i ka idhnu kaq shumë këta njerëz, kujt ja kanë marrë inati kaq shumë ky ministër e kryeministri?”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se nuk po e kupton këtë qasje e aq më shumë tash pas pezullimit të grevës.

“Çka kanë këta me mësuesat e Kosovës?, Pse duhet me pasë një qasje të tillë ndaj një prej kategorive më të respektuara të shoqërisë tonë e sidomos mas tërheqjes së tyre dhe pezullimit të grevës”, ka thënë ai.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës nuk po ua lëshon pagat grevistëve për muajin shtator pavarësisht se SBASHK-u ka pezulluar grevën deri në janar 2023.

Ky vendim ka ngjallur reagime të mëdha dhe kundërshtuese nga opozita dhe shoqëria civile. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.