Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Krasniqi dënon tentim vrasjen ndaj ish-presidentit Trump

Gazeta10
14 July 2024 - 12:43

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka dënuar tentim vrasjen ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump gjatë tubimit të tij zgjedhor mbrëmë dhe i ka uruar atij rikuperim të shpejtë.“

Jam thellësisht i tronditur nga atentati ndaj ish-Presidentit Donald Trump gjatë tubimit të tij zgjedhor në Butler të shtetit Pennsylvania.

 Akte të tilla të dhunës janë të papranueshme dhe paraqesin sulm direkt ndaj demokracisë”.

“Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, e dënojmë ashpër këtë sulm dhe solidarizohemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në këto momente shqetësuese.

Mendimet dhe lutjet tona janë me ish-Presidentin Trump, familjen e tij dhe popullin amerikan. Urojmë që ish-Presidenti Trump të rikuperohet shpejtë nga ky sulm i rëndë ndaj tij dhe t’i rikthehet aktiviteteve të fushatës zgjedhore.

 Kosova dhe qytetarët tanë mbeten të palëkundur në mbështetjen tonë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.