
Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka akuzuar Qeverinë e Kosovës në krye me Albin Kurtin se po i blejnë votat me nga 100 euro për pensionistët.
Krasniqi ka deklaruar se kjo qeveri ka pësuar regres në të gjithë sektorët.
“Ju ka jep ndihma në fundvit pensionistëve dhe fëmijëve. Këta ma herët na thojshin po bleni vota dhe tash e ka ba ata pikërisht me ble vota”, ka thënë Krasniqi.
Për më tepër, ajo ka thënë se qeveria Kurti ua ka vështirësuar jetën qytetarëve.
“Kemi pasë një inflacion të lartë. Kjo qeveri vetëm se ne e kemi propozu heqjen e TVSH-së nuk e ka bërë. Kjo qeveri ua ka vështirësuar jetën qytetarëve”, ka thënë ajo. /Gazeta10/