Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Krasniqi e uron ambasadorin e Shqipërisë për 111 vjetorin e Pavarësisë

Gazeta10
27 November 2023 - 14:43

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar  ka takuar ambasadorin e ri të Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj.

Ai e ka uruar Malajn për 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

“Në prag të festës sonë të madhe kombëtare – 28 Nëntorit, kisha nderin dhe kënaqësinë ta mirëpres në Partinë Demokratike të Kosovës, ambasadorin e ri të Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj”.

“Duke i uruar suksese dhe punë të mbarë në detyrën e re, ambasadorit Malaj i shpreha urimet më të përzemërta për 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Ambasadorit Malaj i ofrova bashkëpunimin e plotë të PDK-së gjatë mandatit të tij. Bashkë ritheksuam nevojën dhe rëndësinë për thellimin e mëtutjeshëm të raporteve vëllazërore mes Kosovës dhe Shqipërisë”, ka shkruar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.