Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Krasniqi: Fëmijët i kemi jashtë klasave për shkak të kokëfortësisë së qeverisë

Gazeta10
22 September 2022 - 15:01

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se fëmijët janë jashtë klasave për shkak të kokëfortësisë së qeverisë, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se në këtë mes është edhe sindikata.

“Përmbi 330 fëmijë i kemi jashtë klasave, për shkak të kokëfortësisë së Qeverisë, sindikatave po ashtu, na kanë shti në sandëich”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se Kurti nuk duhet të mendojë se gjithcka lidhet me të dhe se të gjithë po merren me të.

“Pse me pasë kësi paranoja, pse me pasë kësi bindje që gjithcka lidhet me ty edhe për ty edhe rreth teje. Problemi është që nuk janë krejt tu marrë me Albin Kurtin ama Albin Kurti duhet me u marrë me krejt, sepse e ka përgjegjësi”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se njerëzit kanë telashet e veta.

“Ai mendon që të tonë janë duke mendu për të, o njerëzi janë duke mendu për telashet e veta”, ka thënë më tej Krasniqi.

Kujtojmë se punëtorët e arsimit janë në grevë në nivel vendi meqë Qeveria e Kosovës nuk po plotëson kërkesat e tyre.

Ministria e Financave fillimisht ua ka ndalur pagat grevistëve por më pas është tërhequr nga ky vendim meqë ka pasur një reagim të ashpër nga subjektet opozitare dhe shoqëria civile. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.