Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Krasniqi fton Kurtin të raportojë në Kuvend për dialogun: Merre iniciativën, mos u fsheh prapë

Gazeta10
09 February 2023 - 12:27

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po debatohet për procesin e dialogut, kritikoi përsëri Kryeminstrin Albin Kurti se po fshihet.

Krasniqi akuzoi Kurtin për ndërrim të qëndrimeve sa i përket marrëveshjeve të arritura në dialog.

“Kryeministër me fjalimin tuaj ju e konfirmuat atë që e thashë në fillim, që në stilin tuaj dhe mënyrën qeverisëse që ju fshiheni pas parimeve dhe silleni e veproni sipas rrethanave. Sepse, sot këtu u befasova se sa mirë e sa ëmbël keni filluar ta arsyetoni propozimin evropian, planin Franko-Gjerman”, tha kreu i PDK-së.

Krasniqi ftoi Kurtin që të raportojë në Kuvend për marrëveshjen me Serbinë, me dyer të hapura ose të mbyllura.

“Sille, merre iniciativën, mos u fsheh prapë, thuaj qe po vi, po dua me dyer të mbyllura. Tre muaj, katër muaj, ka që të kam thënë hajde takohemi me dyer të mbyllura, po flasim për këtë temë, sepse dialogun qe dy vjet s’kemi dashtë me e bë betejë, fushëbetejë të politikave ditore dhe mendoj që s’duhet ta bëjmë as sot”, tha ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.