Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Krasniqi i bën thirrje qytetarëve që të kryejnë procesin e regjistrimit

Gazeta10
15 May 2024 - 11:19

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka njoftuar se bashkë me familjen e tij këtë javë kanë përfunduar procesin e regjistrimit të popullsisë, për të cilin tha se ishte i lehtë dhe me rëndësi për vendin.

Krasniqi thotë se përmes regjistrimit të popullsisë do të kemi të dhëna të vlefshme.

Postimi i plotë:

Këtë javë, bashkë me familjen time, edhe ne e përfunduam procesin e regjistrimit të popullsisë. Një proces i shpejtë, i lehtë, por edhe jashtëzakonisht i rëndësishëm për të ardhmen e vendit tonë.

Përmes regjistrimit të popullsisë, ne do të dijmë saktë se sa janë dhe ku jetojnë qytetarët tanë anekënd vendit – por edhe në mërgatë.

Do të kemi shumë të dhëna të vlefshme, mbi të cilat do të mund të planifikojmë efektivisht politika zhvillimore për të gjithë qytetarët tanë, pa dallim, nëpër të gjitha qytetet dhe fshatrat.

Andaj, nëse ende s’e keni bërë, ju ftoj që të shfrytëzoni edhe këto dy ditë të mbetura për t’u regjistruar.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.