Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Krasniqi i PSD-së: S’e përkrahim marrëveshjen, dialogu ka degraduar pozicionin e Kosovës

Gazeta10
02 March 2023 - 21:02

Frashër Krasniqi nga PSD-së ka treguar se ky subjekt politik nuk e përkrahë Ascoiacionin e as marrëveshjen e dakorduar ditë më parë në Bruksel ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit.

Krasniqi, ka kritikuar kryeministrin Kurti për qasjen në procesin e dialogut, teksa ka thënë se ai po funksionon përmes propagandës së negociimit, shkruan Gazeta10

“Pozicioni i PSD-së është se as kjo marrëveshje e as Asociacioni i nënshkruar nuk janë zgjidhje e duhur dhe e mirë për Kosovën, do ta fefunksionalizonin edhe më tutje problemin Kosovë-Serbi. Kjo do t’i lejonte për dyert qelë për konflikte e negociata të vazhdueshme, si dhe rritje të nacionalizimitsi rezultat që s’po zgjidhet çështja. Jemi tu pa një marrëveshje që po e paralajmëron një dialog të ri, që s’ka me përfundu me njohje. Kurti po funksionin me propagandën e negacionit, çkado që se pranon Serbia, është e mirë për Kosovën”, tha Krasniqi në Politiko në Kanal10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.