Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Krasniqi: Jam i bindur se nuk ka kryeministër më të mirë në Kosovë sesa Bedri Hamza

Gazeta10
27 November 2024 - 23:23

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në ‘Politiko’ me Kushtrim Sadikun ka lavdëruar kandidatin për kryeministër, Bedri Hamzën, duke e quajtur si një nga figurat më të rëndësishme në skenën politike.

“Z.Hamza është një nga figurat e njohura në skenën politike. Gjithë jetën e tij ia ka dedikuar shërbimit publik në këto mbi 20 vite. Ka pasur edhe pozicione të rëndësishme institucionale… Në të gjitha pozicionet që ka qenë ka shërbyer me nder dhe me profesionalizëm”, ka theksuar Hamza.

Derisa ka folur për karrierën e Hamzës si ministër i Ekonomisë në të kaluarën, Krasniqi ka theksuar se ai ka qenë gardian i parasë publike.

“Prej atyne ministrave, ka qenë i dedikuar në punë. Nuk ka qenë më i lehti për të bashkëpunuar për shumë ministra. Gjithmonë ka qenë gardian i parasë publike”, ka thënë Krasniqi.

Tutje, Krasniqi është shprehur i bindur se nuk ka kryeministër më të mirë për Kosovën sesa Bedri Hamza.

“Unë jam i bindur që nuk ka kryeministër më të mirë në Kosovë sesa Bedri Hamza në kontekstin dhe gjendjen aktuale në të cilën Kosova është sot dhe në të cilën ka ardhur si pasojë e mungesës totale të një vizione të qeverisjes aktuale”, ka theksuar Krasniqi. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.