Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Krasniqi: Jemi në një situatë ku krejt shteti është në rrezik me u blloku nga grevat

Gazeta10
22 September 2022 - 14:49

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se Kosova është në një situatë ku krejt shteti është në rrezik të bllokohet nga grevat që kanë përfshirë vendin, raporton Gazeta10.

Ai para se të fillonte me fjalën e tij rreth grevave në vend ka shprehur keqardhjen për dorëheqjen e Vasfije Krasniqit, deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje.

“Dëshiroj ta shpreh konsideratën time më të lartë për deputeten e deritanishme të Kuvendit të Kosovës, Vasfije Krasniqin e cila dje dha dorëheqje nga pozita si e zgjedhur e popullit”, ka thënë ai.

Tutje, Krasniqi ka përmendur edhe grevat e tjera që po mbahen përpos grevave në arsim.

“Ne po flasim kryesisht për grevat e mësimdhënsve, por në grevë janë edhe shërbyesit civil, në grevë janë edhe në administratën në universitet, në grevë janë pothuasje të gjitha komunat e Kosovës dhe shërbimet janë të cënuara ashtu si është i cënum edhe mbarëvajtja e mësimit”, ka thënë më tej Krasniqi.

“Ne jemi duke folur për një situatë ku krejtë vendi, krejt sistemi, krejt shteti është në rrezik me u blloku”, ka thënë më tej Krasniqi.

Kujtojmë se punëtorët e arsimit janë në grevë në nivel vendi meqë Qeveria e Kosovës nuk po plotëson kërkesat e tyre.

Ministria e Financave fillimisht ua ka ndalur pagat grevistëve por më pas është tërhequr nga ky vendim meqë ka pasur një reagim të ashpër nga subjektet opozitare dhe shoqëria civile. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.