Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Krasniqi: Kemi qenë dëshmitar të një varg  krizash

Gazeta10
29 December 2022 - 14:24

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se këtë vit qytetarët kanë qenë dëshimtarë të një varg krizash, raporton Gazeta10.

Ai ka thënë se ky vit mund të përshkruhet me tri karakteristika.

“Andaj këtë vit mund ta përshkruajmë me tri karaktetristika:Vit i stagnimit ekonomikë përbrenda dhe inflacionin rekord, vit i pasigurisë sociale për qytetarët dhe i ikjes masive të rinjëve, dhe një vit i dështuar politkk për shtetin dhe i izoluar nga jashtë”, ka thënë ai.

Më tej, ai ka thënë se ka pasur kriza në disa dimensione dhe se Qeveria nuk ka arrtur që t’i zgjidh ato.

“Kemi qenë dëshmitarë të një varg krizash politike, sociale e ekonomike për të cilat pushteti nuk ka ofruar kurrëfarë zgjidhje dhe mënyra se si i është qasur të nejtjave veç se i ka thellu këto kriza për gjetur zgjidhje për asnjën prej tyre”, ka kthënë ai më tej. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.