Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Krasniqi konfirmon vizitat në Bruksel e Uashington: Situata aktuale, tema e diskutimeve

Gazeta10
13 November 2022 - 16:28

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka konfirmuar se gjatë javës së ardhshme do ta zhvillojë një vizitë zyrtare në Bruksel dhe Uashington.

Krasniqi përmes një postimi në Facebook shkruan se situata aktuale, sfidat dhe rrugët tona përpara do të jenë tema të diskutimit në këto dy vizita.

Postimi i plotë:

“Gjatë javës së ardhshme do të zhvilloj një vizitë zyrtare në Bruksel dhe Washington DC. Kosova, situata aktuale, sfidat dhe rrugët tona përpara – do të jenë tema të diskutimeve në dy kryeqendrat e globit.

Kohët e vështira kërkojnë koordinim dhe bashkëpunim me partnerët e vërtetë, të besueshëm dhe strategjikë. Me miq të cilët ia duan të mirën Kosovës, popullit tonë dhe që mbajnë gjithmonë dyert hapur për ne!

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.