
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se po nxitë urrejtje e ndasi, duke filluar nga ndëshkimi diskriminues i mësimdhënësve, e deri tek publikimi i videos propaganduese.
Krasniqi përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Kurti sot tregoi që kurrë nuk do të bëhet lider, raporton Gazeta10.
“Prej ndëshkimit diskriminues për të gjithë mësimdhënësit, përmes ndalesës joligjore të pagave, e deri te videoja propaganduese për të nxitë edhe më shumë urrejtje e ndasi, Albin Kurti edhe sot tregoi që kurrë nuk do të bëhet lider, por do të mbetet vetëm një përçarës kronik. Kryeminstri është kryemashtruesi i Kosovës. Shumë shpejt i doli boja!”, ka shkruar ai./Gazeta10