
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se me 1 shtator është dashur të fillojë mësimi dhe jo diskutimi, raporton Gazeta10.
Krasniqi ka thënë kështu në kuadër të nje replike me kryeministrin Kurti.
“Kryeministër me 1 shtator është dashtë me nisë mësimi, jo me ja nisë diskutimi”, ka thënë Krasniqi.
Më tej ai ka thënë se greva ka qenë e paralajmëruar që nga Prilli.
“Grevën e ke pasë të paralajmëruar prej Prillit”.
Kujtojmë se punëtorët e arsimit janë në grevë në nivel vendi meqë Qeveria e Kosovës nuk ka plotësuar kërkesat e tyre.
SBASHK-u ka njoftuar se po shqyrton një opsion sipas së cilit do të pezullohet greva deri në janar të vitit 2023. / Gazeta10.