Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Krasniqi: Në dialogun sot, nuk flitet për ulësen e Kosovës në OKB, dikur diskutohej

Gazeta10
07 December 2022 - 23:28

Kretari i PDK-së, Memli Krasniqi ka deklaruar se një marrëveshje finale me njohje të ndërsjelltë me Serbinë, do të zgjidhte konfliktin e ngrirë me shtetin serb.

Krasniqi në Prime Time ka thënë se vite më parë Kosova diskutonte edhe për ulësen në OKB, por tani një temë e tillë nuk është më në tavolinën e dsikutimeve, shkruan Gazeta10.

“Ulësja e OKB-së fatkeqësisht sot nuk është në tavolinë. Ka qenë dikur. Ne kemi diskutuar për një përfundim, për një marrëveshje gjithpërfshirëse, dhe anëtarësimi i Kosovës në OKB ka qenë edhe më i lehtë. Sot nuk është opsion. Sot, situata pa njohjen e ndërsjell do të ishte shumë problematike. Duhet njohja e ndërsjell. Kosova s’duhet të heq dorë nga njohja e ndërsjell si pjesë e marrëveshjess gjithpërfshirëse. Por, do të krijojshim një status-quo e re, ne sot e kemi një status-quo, por do ta krijojmë edhe një tjetër”, tha Krasniqi në Prime Time. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.