Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Krasniqi për blerjen e librave shkollor: Skandali nuk po ia pret skandalin kësaj Qeverie

Gazeta10
21 August 2023 - 16:18

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, duke folur për mundësinë që po shqyrtohet nga MAShT-i që prindërit t’i blejnë librat shkollor për fëmijët e tyre, por qe ato do të subvencionohen nga Qeveria, ka thënë se ky është skandal.

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se kjo gjëja konkrete e paaftësisë për të qeverisur.

“Mbi 300 mijë familje kosovare do të detyrohen t’i blejnë librat për fëmijët e tyre – të pasigurt nëse ndonjëherë do t’u rimbursohen ato të holla. Këtë çështje e kishte zgjidhur rreth 15 vite më parë ish-kryeministri Hashim Thaçi, duke u lehtësuar sadopak barrën e shkollimit të fëmijëve prindërve kosovarë, përmes sigurimit të librave falas. Kur ne po flasim për paaftësi qeverisëse – kjo është ajo për të cilën e kemi fjalën konkretisht. Dështimi për të përmirësuar jetën e qytetarëve, në çfarëdo aspekti. Për më keq, përmes veprimeve të tyre, kjo Qeveri vetëm sa po e rëndon dhe po e bën më të papërballueshme mbijetesën e familjeve të vendit tonë”, ka shkruar ai.

Krasniqi ka thënë se Kurti me këtë lloj qeverisje po e rëndom edhe më shumë gjendjen ekonomike të qytetarëve dhe po rrit numrin e atyre që lëshojnë vendin.

“Fjalët janë të mira, por qeverisja bëhet me punë, përgjegjësi e dije. Sot, fatkeqësisht, qytetarët po detyrohen të zgjedhin në mes të tatimeve, sigurimit të ushqimit apo shkollimit të fëmijëve. Me këtë lloj qeverisje, Albin Kurti vetëm sa po kontribuon në thellimin e varfërisë së qytetarëve dhe rritjes së numrit të emigrantëve kosovarë”, ka shkruar ajo.

Kritika për këtë ndaj MAShT-it ka dhënë edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, tha se po shqyrtojnë mundësinë që mjetet për librat t’ia transferojnë prindërve për shkak siç tha ajo, të çmimit të lartë nga shtëpitë botuese.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.