
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka falënderuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, për fjalimin e tij në OKB, raporton Gazeta10.
Krasniqi ka thënë se Rama po qëndron në mbrojtje të UÇK-së dhe udhëheqësve të saj.
Tutje, ai ka thënë se kryeministri shqiptar po e përsërit të vërtetën e përbashkët të Kosovës dhe Shqipërisë.
I pari i PDK-së ka thënë se Rama ka qëndrim dinjitoz dhe përkushtim të madh për afrimimin e Rezolutës që Shqipëria e ka dorëzuar në KE.
Këtu keni postimin e plotë:
“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, edhe sot, sikur secilën herë tjetër gjatë mandatit të tij, qëndroi në mbrojtje të vlerave të luftës së drejtë të UÇK-së dhe udhëheqësve të saj. Edhe në OKB, Kryeministri Rama e përsëriti të vërtetën tonë të përbashkët.
Faleminderit Kryeministër Rama për qëndrimin dinjitoz e përfaqësues dhe për përkushtimin e palëkundur për të afirmuar tutje Rezolutën e Shqipërisë të dorëzuar në Këshillin e Evropës”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10