Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Krasniqi pret kryetarin e Gostivarit, diskutojnë për zhvillimet në dy vendet

Gazeta10
10 January 2023 - 12:17

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar kryetarin e Gostivarit, Arben Taravari me të cilin ndër të tjera kanë diskutuar për zhvillimet në Maqedoninë e Veriut dhe në Kosovë, raporton Gazeta10.

Krasniqi ka thënë se atë e ka mirëpritur në selin e Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai ka thënë se kanë folur për plane dhe objektiva që synojnë t’i përmbushin gjatë këtij viti.

Më tej ai ka thënë se PDK mbetet përherë e përkushtuar për thellimin e raporteve të mira.

Këtu keni postimin e plotë:

“Kisha kënaqësinë që, në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë, ta takoj kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, mikun tim Arben Taravari, njëherit kryetar i Komunës së Gostivarit, të cilin e mirëprita në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës.

Në këtë takim diskutuam për gjendjen aktuale politike, zhvillimet në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, si dhe rolin e faktorit politik shqiptar atje.

Folëm edhe për planet dhe objektivat që mëtojmë t’i përmbushim përgjatë këtij viti, si dhe për thellimin e bashkëpunimit mes dy partive dhe dy vendeve. PDK mbetet përherë e përkushtuar në kultivimin e raporteve tona të mira vëllazërore”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.