
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në takim drejtuesin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharajn dhe nënkryetarin e Këshillit Grevist, Ali Gashin, raporton Gazeta10.
Paradite udhëheqësit e grevave janë takuar me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikun.
Është paralajmëruar po ashtu edhe një takim i tyre me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. / Gazeta10