
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se raportet mes Kosovës dhe SHBA-së janë të pandryshueshme dhe të përhershme, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se fuqizimi i tyre në interes të shtetit dhe të qytetarëve të Kosovës është vendimtar.
Krasniqi i ka bërë këto komente teksa ka shpërndarë në llogarinë e tij një foto të takimit me këshilltarin e DASH-it, Derek Chollet, së bashku me liderët e tjerë opozitar.
Këtu keni postimin e plotë:
“Miqësia dhe raportet bilaterale e strategjike ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve janë të pandryshueshme dhe të përhershme.
Fuqizimi i vazhdueshëm i tyre, në interes të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës, është vendimtar për ndërtimin e një të ardhmeje të sigurt!
Foto: U.S. Embassy Pristina, Kosovo”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10