Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Krasniqi takohet me Von Cramon, i kërkon që të avokojë për heqjen e sanksioneve të BE-së

Gazeta10
12 January 2024 - 19:56

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, është takuar me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, të cilës i ka kërkuar që të avokon për heqjen e sanksioneve të Bashkimit Evropian.

Krasniqi theksoi se me Von Cramonin, mes tjerash, ka biseduar edhe për zhvillimet politike dhe të sigurisë në vendin tonë.

“Sot, në Partinë Demokratike të Kosovës, takova raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon. Bashkë diskutuam për zhvillimet politike dhe të sigurisë në vendin tonë, duke mos lënë anash as procesin e Integrimit evropian të Kosovës”, shkroi Krasniqi.

Krasniqi potencoi se ka falënderuar Von Cramonin për mbështetjen e vazhdueshme që Parlamenti Evropian dhe ajo i kanë dhënë procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Nga raportuesja von Cramon kërkova që ajo të avokoj edhe për heqjen e sanksioneve të BE-së kundrejt shtetit tonë. Qytetarët e Kosovës nuk duhet të penalizohen padrejtësisht si pasojë e papërgjegjësisë politike të një Qeverie të paaftë”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
08 June 2026
Uncategorized
01 June 2026
Uncategorized
31 May 2026
Lajme
29 May 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.