
Memli Krasniqi – Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, është takuar me Talat Xhaferin – Kryeparlamentarin e Maqedonisë së Veirut, teksa po qëndron atje për vizitë zyrtare.
Në këtë takim u diskutuan mundësitë për bashkëpunim mes Kuvendit të Kosovës dhe atij të Maqedonisë së Veriut, si dhe koordinimi i politikave rajonale e integruese drejt Bashkimit Europian, raporton Gazeta10.
“Bashkë diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy kuvendeve tona dhe koordinimin e politikave rajonale e integruese drejt BE-së. Maqedonia e Veriut në përgjithësi, e shqiptarët në veçanti, janë me fat që si liderë të institucionit më të lartë legjislativ e kanë Talat Xhaferin”, tha Krasniqi.
Pas takimit me Xhaferin, lideri i PDK-së e ka takuar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski./Gazeta10