Gazeta10

​Krasniqi takoi Hovenierin, ia shprehu rezervat e PDK-së për propozimin evropian

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur ambasadorin e SHBA-ve, Jeffrey Hovenier.

“Ambasadorit Hovenier i shpreha edhe një herë qëndrimin e PDK-së në lidhje me dialogun Kosovë – Serbi dhe rezervat tona në raport me propozimin evropian tashmë të pranuar nga Kryeministri Kurti. Për ne, kjo marrëveshje është e pamjaftueshme dhe një mundësi e humbur për të arritur një marrëveshje finale, gjithëpërfshirëse dhe me njohjen e ndërsjellë në qendër”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

“Përkundër mbështetjes që PDK i ka dhënë Kryeministrit Kurti për dy vjet me radhë në procesin e dialogut dhe në raport me Serbinë, përmes gabimeve e veprimeve kryeneqe dhe në shpërputhje me kontekstin politik, ai ka dështuar që të arrijë përmbushjen e qëllimeve shtetërore të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.

Krasniqi e ka falënderuar ambasadorin Hovenier për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve për Kosovën, si dhe e ka siguruar atë që PDK gjithmonë do të veprojë në përputhje me interesin shtetëror dhe qytetar të Kosovës.

NË FOKUS

Screenshot 2024-04-30 145413
Videoja tmerruese e abuzimit seksual: Arrestohet personazhi i Tik-Tokut nga Klina
Influ
Momenti kur qëllohet për vdekje influencierja e njohur
B71679A9-7B7B-4C4D-BF17-73E12A584C62
Misteri i zhdukjes së polices nga Rahoveci, detajet e rejat të fundit nga hetimet për këtë rast
sr
E shpallën të vrarë nga Rrustë Llapi, bëhet i gjallë serbi në Gjermani
lumbardhi kaderi
Lumbardhi dhe Kaderi i japin fund lidhjes? Ky detaj bëri “lëmsh” të gjithë
hotel
Ky është 60 vjeçari që vdiq në një hotel në Prizren pasi pësoi sulm në zemër (FOTO)
lumi
Po flitet se u nda me Kaderin, reagon Lumbardhi
arrestohett
Arrestohet një burrë në Klinë