Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Krasniqi takon ambasadorin Hovenier: Thelbësore ruajtja e partneritetit me SHBA – kryealeatin strategjik të Kosovës

Gazeta10
16 February 2024 - 12:54

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur në takim ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier.

Krasniqi theksoi se me Hovenierin ka biseduar për zhvillimet e fundit politike në vend.

 “Në prag të shënimit të 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, duke vlerësuar lart mbështetjen e pakusht e të parezervë të SHBA-ve në rrugëtimin e gjatë të vendit tonë drejt lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit, theksova se është thelbësore ruajtja dhe thellimi i partneritetit me SHBA-të – kryealeatin strategjik të Kosovës”, shkroi Krasniqi në rrjetin social Facebook.

“Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të angazhohet në këtë drejtim, të luaj rol konstruktiv në avancimin e raporteve të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.