
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se personi i cili e kishte dizajnuar Flamurin e Kosovës ka qenë edhe ushtar i UÇK-së, raporton Gazeta10.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se personi i cili e ka dizajnuar Flamurin e Kosovës, është Muhamer Ibrahimi-Trimi i cili ka qenë edhe ushtarë i UÇK-së.
Krasniqi këto i ka thënë me anë të një video bashkë me Muhamer Ibrahimin, i cili po ashtu tha se është ndër i dyfisht të jesh ushtar i lirisë dhe të njëjtën kohë të dizajnosh flamurin e shtetit.
“Po besoj që të gjithë e dini se Flamurin e Kosovës e ka dizajnuar Muhamer Ibrahimi-Trimi. Por, a e dini që Trimi ka qenë edhe ushtar i UÇK-së. Trimi ka shërbyer në Njësinë TF-0 në Zonën e Pashtrikut. Simbolikë e jashtëzakonshme apo jo? Trim ky po që është fat i madh dhe nder i dyfishtë edhe me qenë ushtar i lirisë edhe me dizajnu flamurin e shtetit tënd”, ka thënë Krasniqi.
Ndërkohë, Muhamer Ibrahimi – Trimi, ka thënë se këto dy momente shënojnë periudhën më krenare të jetës së tij.
“Patjetër kryetar, ndoshta as në ëndrrat më të mira të mijat, as në imagjinatën më të gjerë timen, këto dy momente padyshim që shënojnë periudhën më krenare të jetës time”, ka thënë Ibrahimi./Gazeta10