Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Krasniqi thotë se kryetari i Ferizajt po e transformon qytetin, po ndihet krenar me të

Gazeta10
13 January 2023 - 17:57

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se kryetari i Ferizajt, Agim Aliu po e transformon qytetin, raporton Gazeta10.

Krasniqi ka thënë se Aliu është komunikativ dhe i përgjegjshëm, guximtar me vizion.

Ai më tej ka thënë se nën udhëheqjen e Aliut, Ferizaj po përjeton një zhvillim të madh.

Krasniqi ka thënë se është tejet krenar me punën e Aliut.

Këtu keni postimin e plotë:

“Kur je i afërt dhe i qasshëm për qytetarët, komunikativ dhe i përgjegjshëm, kur tregon lidership e guxim dhe, mbi të gjitha, ke vizion strategjik për të ardhmen – transformimi i qytetit është vetëm çështje kohe.

I tillë është Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, i cili brenda kësaj periudhe i ka dhënë hov krejtësisht të ri zhvillimit të qytetit. Jam tejet krenar me punën e tij në shërbim të qytetarëve dhe qytetit të Ferizajt”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e tij në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.