Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Krasniqi: Urojmë që Trump të rikuperohet shpejtë dhe t’i rikthehet aktiviteteve të fushatës

Gazeta10
14 July 2024 - 13:19

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi, ka dënuar tentim atentatin ndaj ish presidentit amerikan, Donald Trump.

Ai ka thënë se aktet e tilla të dhunës janë të papranueshme dhe paraqesin sulm direct ndaj demokracisë.

“Jam thellësisht i tronditur nga atentati ndaj ish-Presidentit Donald Trump gjatë tubimit të tij zgjedhor në Butler të shtetit Pennsylvania. Akte të tilla të dhunës janë të papranueshme dhe paraqesin sulm direkt ndaj demokracisë.

Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, e dënojmë ashpër këtë sulm dhe solidarizohemi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në këto momente shqetësuese”, ka shkruar Krasniqi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.