Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Krasniqi uron 4 Korrikun: Amerika, shtylla e lirisë së Kosovës

Gazeta10
04 July 2025 - 12:31

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, uroi Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 249-vjetorin e Pavarësisë.

Krasniqi tha se ShBA është më shumë se partner për Kosovës, duke theksuar se është shtylla e lirisë së vendit dhe shembulli më i mirë i demokracisë që frymëzon çdo ditë popujt e lirë.

“Sot festojmë bashkë me një mik të madh. Një aleat të vërtetë. Një shtet që na doli krah në ditët më të vështira dhe ishte me ne në ditët më të mira. Për Kosovën dhe popullin tonë, SHBA është më shumë se partner. Është shtylla e lirisë sonë dhe shembulli më i mirë i demokracisë që frymëzon çdo ditë popujt e lirë.

Kosova është mirënjohëse. PDK është krenare për këtë miqësi – dhe e vendosur ta thellojë më tej – vit pas viti. Urime SHBA! Urime të gjithë qytetarëve amerikanë, në Kosovë dhe kudo në botë! Gëzuar 4 Korriku!”, shkroi në Facebook, Krasniqi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.