Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Krasniqi uron Pashkët: Kosova si vend multietnik edhe sot i gëzohet harmonisë dhe bashkëjetesës

Gazeta10
16 April 2023 - 15:14

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka uruar besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve.

Krasniqi ka shkruar se Kosova si vend demokratik dhe multietnik në këtë ditë i gëzohet harmonisë dhe bashkëjetesës mes qytetarëve.

Ai ka uruar paqe, begati dhe lumturi për secilin besimtarë.

“Të gjithë besimtarëve ortodoksë ua uroj festën e Pashkëve. Kosova, si vend demokratik dhe multietnik, edhe në këtë ditë të rëndësishme i gëzohet harmonisë dhe bashkëjetesës ndërmjet të gjithë qytetarëve tanë.Uroj paqe, begati dhe lumturi për secilin. Për shumë mot Pashkët!”, ka uruar Krasniqi përmes një postimi në Facebook. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.