
Komentatori politik Krenar Shala, i ftuar në emisionin “Politiko” në Kanal 10, deklaroi se angazhimi i tij për mbikëqyrjen e institucioneve dhe avokimin për interesin publik mbetet prioritet kryesor.
Ai tha se një rol aktiv në politikë nuk nënkupton domosdoshmërisht përfshirje në një parti politike, duke theksuar se në demokraci interesi publik përfaqësohet edhe përmes shoqërisë civile.
Shala u shpreh se nga pozita jashtë institucioneve mund të promovohen politika më të mira për interesin publik, ndërsa shtoi se edhe angazhimi brenda politikës mund të krijojë më shumë hapësirë për ndikim.
“Për mua është primare që të kontribuoj për interesin publik. Edhe brenda politikës mund të kesh më shumë ndikim për t’i çuar përpara agjendat që i konsideron të rëndësishme”, deklaroi ai.
Në fund, Shala theksoi se ruan respekt të madh për kolegët e tij, pavarësisht pozicioneve të ndryshme politike.