Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Krenar Shala kritikon opozitën: Strategjia aktuale e opozitës nuk e rrëzon Kurtin

Gazeta10
07 April 2026 - 21:46

Komentatori politik Krenar Shala,  në Politiko ka komentuar  situatën politike nëvend, duke thënë se opozita duhet të veprojë më proaktivisht në procesin e zgjedhjes së presidentit.

Shala thekson se, nëse strategjia e kryeministrit Albin Kurti është të zgjidhet një president, opozita duhet të paraqesë tre kandidatura të reja, persona që nuk kanë qenë aktivë në politikë për të paktën 10 vite dhe që kenë kredibilitet moral dhe profesional. Sipas tij, Kurti do të duhej të pajtohej me njërën nga këto propozime dhe vendi të ecë përpara.

Ai tha se, në rast se opozita vazhdon me strategjinë aktuale, siç shihet edhe nga refuzimi i Ramush Haradinajt për t’u takuar me Abdixhikun, kjo tregon se disa subjekte mendojnë se me bojkot mund ta rrëzojnë Kurtin.

“Unë nuk e kuptoj këtë dhe nuk besoj se Kurti bie, por le ta provojnë ata,” shtoi tutje Shala./Gazeta 10

Deklarata e plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.