Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kreshnik Gashi: Mungon dialogu mes mediave dhe institucioneve

Gazeta10
01 Maj 2026 - 23:11

Gazetari Kreshnik Gashi, i ftuar në emisionin “Adresa” në televizionin Kanal10, ka folur edhe për marrëdhëniet mes qeverisë dhe mediave në Kosovë, duke theksuar mungesën e dialogut institucional.

Sipas tij, një pjesë e mediave janë përjashtuar nga tavolina e diskutimeve dhe debatit publik, gjë që ai e cilëson si problematike për funksionimin demokratik.

“Ne kemi një qeveri që një pjesë të mediave ka vendos mos me i ul në tavolinën e debatit dhe diskutimit,” tha Gashi.

Ai shtoi se asociacionet e mediave, përfshirë ato të mediave vizuale, gazetarëve dhe këshillin e mediave të shkruara, duhet të kenë një platformë të rregullt për të adresuar shqetësimet e tyre para qeverisë dhe Kuvendit.

“Ky diskutim mungon,” theksoi ai, duke vënë në dukje mungesën e komunikimit të strukturuar mes palëve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.