Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Na flet pallavra”, Përparim Rama: Kurti lufton për pushtet, e jo për shtet

Gazeta10
01 Maj 2026 - 21:18

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka kritikuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për shkuarjen në zgjedhje të parakohshme, duke e cilësuar këtë si rezultat të një “loje politike të padrejtë”.

Rama tha se Kurti “nuk do me qeverisë”, por sipas tij “lufton për pushtet, jo për shtet, jo për qytetarë”, duke shtuar se ai “i përdor qytetarët për pushtet”.

Sipas Ramës, kryeministri në detyrë po mban pushtetin përmes retorikës politike dhe po krijon bllokada të qëllimshme institucionale.

“Na flet pallavra, na flet të pavërteta, edhe vazhdon me mbajt pushtet, edhe vazhdon me kriju këtë bllokadë të qeverisë”, deklaroi ai.

Tutje, Rama vlerësoi se zgjedhjet e parakohshme janë të panevojshme dhe se situata aktuale është krijuar nga vetë Kurti.

“Vazhdon me blloku prapë me zgjedhje të panevojshme, të cilat vetë i ka kriju. Ka mund me gjetë zgjidhje, ka pas 51 për qind të votës së qytetarëve”, tha Rama.

Ai theksoi se, sipas tij, Kurti “nuk e shfrytëzon pushtetin për me i ndihmu qytetarët”, por vetëm për ta ruajtur atë./ekonomiaonline/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.