Lajme

Krishtlindja ortodokse, Sveçla shkon në konakun e dy familjeve në Shtërpcë

Gazeta10
07 Janar 2025 - 15:53

Me rastin e Krishtlindjes ortodokse, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shkuar sot në konakun e dy familjeve në Shtërpcë.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook, ku ka treguar se është mirëpritur në familjet Illic dhe Filipovic.

“Nga këto familje mikpritëse e punëtore ua përcjellim urimet e përzemërta të gjithë besimtarëve bashkëqytetarë tanë që festojnë sot Krishtlindjet ortodokse sipas kalendarit julian. Gëzime paçi në familjet tuaja”, ka shkruar ministri./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.