Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Kristjan Asllani drejt kalimit në Premierligë

Gazeta10
22 June 2023 - 13:51

Mesfushori i kombëtares Shqiptare, Kristjan Asllani mund të largohet nga Interi vetëm një vit pasi u transferua te kjo skuadër.

Asllani nuk gjeti hapësira të mjaftueshme te skuadra italiane dhe në këtë afat kalimtar mund të ndërrojë ambient.

Sipas raportimeve të fundit, 20-vjeçari karrierën mund të vazhdojë në Angli, me Brightonin që ka shprehur interesim për shërbimet e tij.

Trajneri i kësaj skaudre, Roberto De Zerbi e pëlqen shumë futbollistin dhe e dëshiron transferimin e tij në verë.

Interi nuk dëshiron që ta shesë Asllanin këtë vit, por ai mund të kalojë në Angli në formë huazimi.

20-vjeçari erdhi te Interi në verën e vitit të kaluar nga skuadra tjetër italiane Empoli, për shumën e 10 milionë eurove.

Këtë edicion me fanellën e Interit, Asllani ka zhvilluar 29 paraqitje në të gjitha garat.

Skuadra e tij Interi këtë edicion arriti deri në finale të Ligës së Kampionëve, por aty u mposht nga Manchester City.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.