Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Kristjan Asllani spikati me fanellën e Interit – lojtar i ndeshjes ndaj Empolit

Gazeta10
20 January 2025 - 9:01

Interi fitoi ndaj Empolit me rezultatin 3-1, ku këtë takim nga minuta e parë e nisën dy futbollistët e Kombëtares së Shqpërisë, Kristjan Asllani dhe Ardian Ismajli.

Mesfushori i Interit, spikati në këtë duel, duke u shndërruar në protagonist absolut, në fund edhe lojtar i ndeshjes.

Asllani asistoi për golin e dytë të shënuar nga Dumfris, teksa u vlerësua me notën 8.4 nga faqja SofaScore, duke u zgjedhur edhe lojtari më i mirë i ndeshjes në baze të vlerësimeve.

 

Asllani e preku 105 herë topin ndërkohë që regjistroi 74 pasime të sakta, fitoi shtatë duele me kundërshtarët si dhe shërbeu tetë topa të gjatë të saktë.

Gjithashtu mesfushori shqiptar regjistroi dhe tre pasime kyçe.

Ndërkohë në krahun tjetër Ismajli u vlerësua me notën 6.6 në këtë përballje, pasi në pjesën e dytë nuk ishte në nivelin e detyrës sikurse në të parën.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.