Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kritika për ndarjet buxhetore në Gjilan e Kamenicë

Gazeta10
28 November 2022 - 19:01

Raporti: Luljeta Beselica

Komuna e Gjilanit për vitin 2023 do të ketë buxhet prej më shumë se 30 milionë, por që ky buxhet ishte miratuar pa prezencën e opozitës në kuvendin komunal, në shenjë proteste. Përderisa komuna e Kamenicës do të ketë buxhet prej më shumë se 12 milionë euro.

Në shenjë pakënaqësie, opozita në komunën e Gjilanit kishte bojkotuar seancën e shtatorit në të cilën ishte miratuar buxheti për vitin 2023.

Sipas opozitës në këtë komunë, kjo është bërë për shkak se buxheti nuk i plotëson kërkesat e qytetarëve.

Avdyl Aliu nga LDK-ja, ka thënë se ky buxhet është i varfër marr parasysh inflacionin.

Buxheti i komunës së Gjilanit për vitin 2023 është mbi 30 milionë euro. Nga kjo komunë kanë thënë se ky buxhet krahasuar me vitin 2022 është më i lartë.

Sipas Rashitit këtë vit ka pasur më pak investime pasi që ka pasur bllokime të shumta e raste në gjykata.

E një komunë më e vogël e me më pak banorë është ajo e Kamenicës, e cila për vitin 2023 do të ketë buxhet rreth 13 milionë euro.

Nga Komuna e Kamenicës kanë shtuar se për buxhetin janë mbajtur disa dëgjime dhe në bazë të kërkesave janë shpërndarë mjetet nëpër projekte të ndryshme.

https://youtu.be/CAJhjEKnx6Y

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.