
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka komentuar kritikat e emisarit të SHBA-së për misione të veçanta, Richard Grenell ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurtit për raportet me SHBA-të.
Gashi ka thënë se deklarimet e tilla shpërfaqin një situatë të palakmueshme për Kosovën.
Sipas tij, këto reagime të Grenellit kanë ardhur pikërisht për shkak të gjuhës së përdorur nga Kurti ndaj tij.
“Ka qenë një situatë delikate. Një situatë shumë afirmative për Kosovën, por z.Kurti ka arritë edhe ata me ba kundërshtare të Kosovës. Kjo situatë është e palakmueshme”, ka thënë ai në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.
Ai ka thënë se është dëshmuar në vazhdimësi që Grenell ka raporte të afërta me administratën Trump. /Gazeta10/