
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza në “Politiko” në Kanal 10, ka komentuar kritikat e vazhdueshme të emisarit amerikan për misione të veçanta, Richard Grenell ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurtit.
Hamza ka theksuar se duhet ndërtuar raporte korrekte dhe të besueshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Ne duhet të ndërtojmë relacione zyrtare, shumë korrekte, shumë të parashikueshme dhe të besueshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe përmes Ambasadës së SHBA-së në Kosovë sepse edhe ambasada e përfaqëson atë në Kosovë”, ka thënë Hamza.
Kandidati për kryeministër ka theksuar se SHBA e ka përkrahur pa dallim Kosovën, ndërsa ka thënë se raportet me të duhet të jenë të ngushta.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë miku më i mirë i popullit të Kosovës, prandaj ne duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi”, ka thënë ai. /Gazeta10/