
Gazetari dhe njëherësh komentatori politik, Halil Matoshi ka komentuar kritikat e emisarit të SHBA-së për misione të veçanta, Richard Grenell ndaj kryeministrit të vendit, Albin Kurtit.
Matoshi ka thënë se Grenell i është kundërpërgjigjur deklarimeve të Kurtit, i cili në tubime elektorale thoshte se “kurrë më mirë nuk kanë qenë raportet me Amerikën”.
“Ai jo që e sulmoi po u përgjigj ndaj z.Kurtit, pasi ky dje tha se kurrë në jetë punët me Amerikën si kemi pasë”, ka thënë Matoshi.
Ai ka thënë se qytetarët duhet ta dijnë që nuk i kemi punët mirë me Amerikën.
“Richard Grenell e përfaqëson Amerikën dhe ai po thotë që s’i kemi punët mirë me Amerikën”, ka deklaruar ai.
Ndryshe, i dërguari amerikan për misione të veçanta, Richard Grenell, tha se Shteteve të Bashkuara u duhen partnerë të besueshëm në Ballkan, ndërsa Qeveria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sipas tij, nuk është e tillë.
Në një postim në rrjetin X, Grenell shkroi se edhe republikanët, edhe demokratët në SHBA e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin “për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme që destabilizojnë rajonin”. /Gazeta10/