Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kritikohet Qeveria për menaxhimin me shëndetësinë

Gazeta10
28 October 2022 - 20:19

LDK-ja ka adresuar kritika të shumta ndaj Qeverisë së Kosovës për sektorin e shëndetësisë. Deputeti nga radhët e këtij subjekti politik, Armend Zemaj, ka thënë se ka ngecja të menaxhimit të këtij sektori, që sipas tij, po ballafaqohet me shumë sfida, përfshirë edhe mungesën e investimeve kapitale.

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka cilësuar si dështim menaxhimin e sektorit të shëndetësisë nga ekzekutivi i vendit.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, njëherësh deputet nga radhët e këtij subjekti politik, ka adresuar kritika të shumta ndaj Qeverisë së Kosovës.

Ai ka thënë se ka thënë se vetëm 50% ka qenë furnizimi me barna nga lista esenciale në shumicën e komunave, derisa furnizimi me material shpenzues, sipas tij, është në nivelin 70%.

Sipas deputetit të LDK-së, vetëm për koronarografi lista e pritjes shkon deri në 1 mijë e 700 pacientë ndërsa aktualisht janë duke u ftuar pacientët e muajit shtator të vitit 2021.

Ai ka thënë se duhen intervenime të shpejta në përmirësimin e gjendjes.

Zemaj ka thënë se për nëntë muaj të këtij viti janë larguar 180 mjekë.

Sipas tij, qeveria Kurti e ka zvogëluar buxhetin për shëndetësi afër 15%, derisa ka shtuar se largimi i profesionistëve shëndetësorë po bëhet për shkak të pagave të ulëta dhe trajtimit jo të mirë të tyre./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.