
Në objektin e Gjykatës Themelore në Ferizaj po mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor në çështjen penale kundër të pandehurve, Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, të akuzuar për vrasjen mizore të së ndjerës, Marigona Osmani.
Para trupit gjykues, Krivaqa deklaroi se i vjen keq dhe se i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerës, ndërkaq kundërshtoi prokurorin.
“Ajo që thotë prokurori s’ka ekzistuar kurrë. Nuk qëndron. Është duke u devijuar nga realiteti dhe e vërteta”, tha ai.
Ndërkaq i akuzuari tjetër, Arbër Sejdiu, u deklarua po ashtu vet, duke thënë se nuk e pranon fajësinë.
Kurse, më 23 gusht 2022, është raportuar se mbrojtësit e të akuzuarve Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu, të cilët ngarkohen për vrasjen e 18-vjeçares Marigona Osmani në gusht të vitit 2021, kanë kërkuar hudhjen e aktakuzës, shkruan Betimi për Drejtësi, transmeton Gazeta10.
Dardan Krivaqën, prokuroria e ngarkon me veprën penale vrasje e rëndë dhe dhunim, kurse Sejdiu po akuzohet për veprën penale vrasje e rëndë dhe ndihmë në kryerjen e dhunimit./Gazeta10