
Sonte në emisionin Politiko me Kushtrim Sadikun në Kanal10, do të diskutohet me temën “Kriza e madhe rreth veriut”, raporton Gazeta10.
Të ftuar në studio për diskutim janë: Arbër Rexhaj, Bekim Haxhiu, Branislav Kërstiq dhe Arben Ahmeti.
Kujtojmë se të shtunën pasdite Lista Serbe është tërhequr nga institucionet e Kosovës pasi Qeveria e Kosovës ka suspenduar nga puna komandantin e policisë rajonale të veriut, Nenad Gjuriq. / Gazeta10
