
Frenkie De Jong në afatin kalimtar veror mund të largohet nga Barcelona.
Barcelona gjenden ende në krizë financiare shkaku i limitit të pagave nga La Liga dhe ekipi katalan mund ta sakrifikojë holandezin për ta stabilizuar gjendjen ekonomike.
De Jong raportohej se ishte shumë afër largimit nga “Blaugranët” edhe në verën e kaluar, por në fund ai vendosi që të qëndrojë në “Camp Nou”.
Skuadrat si Chelsea dhe Manchester United janë të interesuar për transferimin e 25-vjeçari dhe janë të gatshëm të ofrojnë rreth 80 milionë euro për shërbimet e tij.
Opsion tjetër për De Jongun që të qëndrojë te ekipi katalan është që të rinovojë kontratën dhe të ulë pagën e tij.
Kontrata aktuale e holandezit me Barcelonën skadon në vitin 2026 dhe vlera e tij në treg është rreth 50 milionë euro.
Mesfushori erdhi te Barcelona në vitin 2019 nga Ajaxi, për shumën e 75 milionë eurove.
Këtë edicion me “Blaugranët”, De Jong ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar një asistim në 28 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.