
Edicioni i tretë i Ligës së Kombeve ka përfunduar fazën e grupeve, shkruan Gazeta10.
Pas fazës së grupeve, në qershor të vitit të ardhshëm do të luhet ‘Play-Offi’ për trofeun e këtij edicioni.
Final-Fouri i këtij edicioni në Ligën e Kombeve do të përbëhet nga Kroacia, Spanja, Italia dhe Holanda.
Kroacia është kualifikuar për herë të parë në këtë fazë të këtij kompeticioni pasi ishte lider në grupin A1 ku bënin pjesë edhe Franca, Danimarka dhe Austria.
Finalisti i edicionit të kualuar të Ligës së Kombeve, Spanja, arriti që përsëri të jetë pjesë e ‘Play-Offit’, kësaj radhe me shpresën se do ta fitojnë këtë trofe.
Kampioni i Evropës, Italia, arriti të jetë fituese e grupit A3 ku në këtë grup bënin pjesë edhe Hungaria, Gjermania dhe Anglia.
‘Play-Offi’ i këtij sezoni në Ligën e Kombeve kompletohet nga Holanda të cilët kanë qenë finalistë në edicionin e parë të këtij turneu.
Final-Four i Ligës së Kombeve do të luhet nga data 14 deri më 18 qershor të viti 2023. /Gazeta10/